Bateria e cila ka kapacitet për mbushjen e 5000 celularëve

 
Geng Shuai, është i njohur për postim të videove në YouTube me emrin Handy Geng.
Shuai arriti një synim shumë të rëndësishëm. Ai ndërtoi një bateri enorme, e cila mbushë me rrymë deri në 5000 celularë. Bateria është portative dhe në total ka 60 priza për USB. Gjatësia e saj arrin 1.80 cm e gjerësia 1 metër e 20 cm.
Me anë të kësaj baterie, me rrymë mund të mbushet edhe biçikleta elektrike, thuhet sipas një raporti për “The Independent”.
Shuai në një deklaratë për media me këtë rast ka treguar se me këtë bateri enorme nuk kemi nevojë të brengosemi fare nëse jemi në rrugë, sepse me ndihmë të saj mund të furnizohemi me rrymë.
Shuai-t, ideja për ndërtimin e një baterie të madhe si kjo i lindi një ditë derisa ishte duke analizuar se sa pak kapacitet kanë mjetet portative për mbushjen e celularëve, dhe se për dallim nga ai, shokët e tij posedonin mjete portative më të mëdha për mbushje se ai.
Ai ka treguar se është ambicioz dhe se nuk ka fjetur disa net radhazi derisa ka dalë me idenë për ndërtimin e një mbushësi portativ kaq të madh, por tani më në fund mund të fle i qetë, sepse arriti një synim shumë të rëndësishëm në jetën e tij.
Sipas disa burimeve kohët e fundit, studiues të ndryshëm janë duke u përpjekur që të ndërtojnë mbushës portativ, por jo kaq të mëdhenj sa i Shuait. Një ekip studiuesish nga Universiteti i Miçiganit, për ndërtimin e një mbushësi të tillë ka përdorur fibra sintetik Kevlar.
Këto fibra zakonisht përdoren në jelek për mbrojtje nga plumbat. Ata me anë të tij mundohen të imitojnë membranën qelizore që të ktrijojnë një rrjet nanofibrash.
Sipas revistës “The Independent”, me anë të këtij mbushësi portativ pesëfishohet kapaciteti i mbushjes së baterive tek veturat elektrike.
Kohëzgjatja e baterisë sjell përftime jo vetëm ambientit, pasi që më nuk do të përdoreshin veturat me karburant që ndotin ambientin me lirim të gazrave, por kjo teknologji do të kontribuonte edhe në medicinë, si psh në përmirësimin e pajisjeve tek personat që jetojnë me organe artificiale./21Media

Back to top button