Thiago Alcantara ende mund të mbetet  lojtar i Bayern Munich në vend që të shkojë në Liverpool ose Manchester United.

Spanjolli i talentuar ka qenë i lidhur ngushtë me të dy rivalët e Premier League dhe ka një pritje që ai të largohet nga Bayern.

Por Thiago tani ka insistuar që nëse një ofertë e përshtatshme nuk vendoset në tryezë ai do të jetë i lumtur të mbetet në Allianz Arena, përcjell portali rtv21.tv

Duke folur pas barazimit 1-1 të Spanjës me Gjermaninë në të cilën ai luajti 90 minuta të plota, 29-vjeçari i tha ZDF: “Unë mendoj vetëm për ndeshjen kundër Ukrainës. Më pas, do të shohim. Bayern është shtëpia ime dhe jam i lumtur që jam aty.”

Hansi Flick më parë shprehu dëshirën e tij për të mbajtur Thiago, i cili provoi vlerën e tij përsëri me paraqitje të shkëlqyera në Champions League./21Media