Kampioni aktual i Gjermanisë u rikthye në fushë me një triumf pas një pauze dy mujore për shkak të pandemisë koronavirus.

Bayern Munih mposhti si mysafir Unionin në Berlin me rezultat 2:0, në raundin e 26-të të Bundesligës gjermane në futboll

Skuadra e Hans-Dieter Flick zhvilloi një lojë rutinë dhe megjithëse nuk shkëlqyen, ata merituan të arrinin tre pikë.

Unioni u mbajt mirë në pjesën e parë, dukej që ata do të shkonin në pushim pa gola, por futbollisti Neven Subotiq shkaktoi një penallti pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë dhe Levandovski shënoi golin e partë të epërsisë.

Në vazhdimin e ndeshjes, nuk pamë një futboll interesant. Klubi i Munihut kontrollonte ritmin dhe kryesisht luante në mes të skuadrës vendase.

Mysafirët arritën të dyfishojnë epërsinë në minutën e 80, kur Pavar kaloi mbrojtjen e Unionit duke shënuar për 2:0.