Në afatin kalimtar gjithçka është e mundur të ndodh. Por, prapaskena e zbuluar dje nga “Sky Deutschland” dhe e konfirmuar sot nga gazeta gjermane “Bild”, është vërtetë e pabesueshme,

Sipas “Bild”, në fakt, Interi i ka propozuar Bayernit në orët e fundit të afatit kalimtar veror shkëmbimin Christian Eriksen dhe Jerome Boateng. Kjo ide ishte refuzuar nga klubi gjerman edhe pse Boateng është në përfundim të kontratës.

Ishte e qartë se Interi po kërkonte një mbrojtës kur e ardhmja e Milan Skriniar ishte e pa qartë për shkak se trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho e kërkonte reprezentuesin nga Sllovakia.