Skuadra e Bayern Munchenit sonte e fitoi Superkupën e Europës.

Bayerni e mundi skuadrën e Sevillës pas 120 minutave lojë me rezultat 2-1, në kuadër të Superkupës së Europës, në Budapest.

Në minutën e 13-të skuadra e Sevillës kaloi në epërsi me golin e Lucas Ocamposin-it. Rezultati u barazua në minutën e 34-të me golin e shënuar nga Leon Goretzka.

Ndërkaq, për 2:1, pra golin e fitores për Bayernin në minutën e 104-të e shënoi Javi Martinez.