Bayerni i jashtëzakonshëm, shënon 8 gola në ndeshjen kundër Barcelonës
14 Gusht 2020
Bayern Munich ka fituar 8:2 ndaj Barcelonës, të premten në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Serinë e golave e hapi Thomas Muller, para se David Alaba të shënonte autogol për tu barazuar pas tre minutave.
Bayerni ktheu epërsinë kur Ivan Perisic shënoi për 1-2.
Më vonë Serge Gnabry realizoi një gol të bukur për 1-3, ndërsa Thomas Muller u përkujdes për 1-4.
Me epërsinë e tre golave të Bayernit përfunduan 45 minutat e para.
Barcelona e nisi mirë pjesën e dytë, kur Luis Suarez shënoi për të ngushtuar epërsinë në 2-4 dhe u mendua se katalunasit do të bëjnë një rikthim të madh.
Joshua Kimmich që shënoi golin e pestë. Robert Lewandowski fillimisht dhe Philippe Coutinho me dy gola bënë që rezultati përfundimtar të jetë 2-8 në të mirë të Bayernit.