“Bavarezët” si duket janë të kënaqur me paraqitjet e kamerunasit. Kampioni aktual i Bundesligas, Bayern Munich pritet që t’ia vazhdojë kontratën sulmuesit Eric Maxim Choupo-Moting, raporton “Bild”.

Ish-sulmuesi i Stoke Cityt dhe Paris Saint-Germain ka bërë paraqitje të mira në mungesën e Robert Lewandowskit, duke shënuar nëntë gola këtë sezon dhe tani pritet që t’i ofrohet një kontratë e re gjatë verës.

Choupo-Moting ishte golashënues në dy ndeshjet e Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër PSG, ku në humbjen në shtëpi kishte shënuar një gol, ndërsa në ndeshjen e kthimit shënoi përsëri, për t’ia siguruar fitoren minimale Bayernit si mysafirë, por nuk ishte e mjaftueshme që “Bavarezët” të kalonin tutje për në gjysmëfinale.