Bayern Munih sonte u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores në Lisbonë ndaj Lyonit me rezultat 3:0.

25-vjeçari Serge Gnabry ishte më meritori për fitoren e bavarezëve në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.

Ai shënoi dy herë në pjesën e parë, në minutat 18 dhe 35, duke vazhduar kështu suksesin e Bayern në këtë sezon, pas eliminimit fantastik të Barcelonës në çerekfinale me rezultat të pabesueshëm prej 8:2.

Golin e tretë për bavarezët e shënoi Lewandovski dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt të takimit.

Bayern në finale do të luajë kundër skuadrës franceze, PSG.