Shqipëria sivjet përfaqësohet nga Arilena Ara në Eurovision

Shqipëria sivjet përfaqësohet nga Arilena Ara në Eurovision

BBC i ka dedikuar një shkrim Eurovisionit që këtë vit mbahet në Holandë nga 12 maji deri më 16 maj. Në mesin e artistëve për të cilët ka pritshmëri të larta në këtë edicion është edhe këngëtarja Arilena Ara, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Qaj”.

Eurovisioni nuk do të ishte Eurovision pa një baladë fillon pjesa e artikullit të BBC-së për Arilena Arën. Në artikull thuhet se kënga “Shaj” këndohet me nota të larta, transmeton rtv21.tv

“Që kur fitoi X Factor Albania në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram. Solo-kënga e saj “Nëntori” ka qenë gjithashtu një hit në Rusi dhe Rumani, që do të thotë se ajo do të jetë e njohur për votuesit atje”, thuhet në artikullin e BBC-së.

“A mundet James Newman ta mund atë? Jo. “Shaj” është ndër këngët më të pëlqyera të Eurovisionit dhe synon të renditet në top pesëshe”, përfundon BBC në këtë artikull.

Për muzikën e “Shaj” u përkujdesën Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkovsi, ndërsa për tekstin Lindon Berisha./21Media