Mediumi britanik, BBC ka shkruar për aktakuzën që ka ngritur Gjykata Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është akuzuar për krime lufte nga Prokuroria Speciale në Hagë. Thaçi dhe nëntë të tjerë “janë përgjegjës penalisht për afro 100 vrasje”, thuhet në një njoftim për shtyp. Krimet dyshohet se ndodhën pas luftës së Kosovës në vitin 1999. Aktakuza është “rezultat i një hetimi të gjatë dhe reflekton përcaktimin e SPO (Zyra e Prokurorit Special) se ai mund të vërtetojë të gjitha akuzat përtej një dyshimi të arsyeshëm”, shkruan mes tjerash BBC.

Lajmi për ngritjen e aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit kanë shkruar edhe Reuters, The New York Times, European Western Balkans, e të tjera./21Media