​BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut, i inkurajojnë të shfrytëzojnë marrëveshjen e 14 marsit

Përfaqësues të shteteve të QUINT dhe ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë Eva Palatova, vizituan Mitrovicën e Veriut, pikërisht Zyrën për Regjistrimin Civil të Komunës dhe inkurajuar banorët e kësaj komune që të shfrytëzojnë marrëveshjen e 14 marsit rreth Ligjit për të Huajt.

“Ne i inkurajuam banorët vendas të shfrytëzojnë marrëveshjen e 14 marsit. BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin serb të Kosovës për zbatimin e saj”, shkroi ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

Back to top button