Bisedimet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për marrëveshje pas Brexitit kanë vazhduar gjatë natës, mirëpo marrëveshja pritet të finalizohet të enjten.

Negociatorët në Bruksel është thënë se janë duke tentuar të përfundojnë diskutimet për disa detaje në kuotat për peshkim, që ka qenë një prej pengesave kryesore për arritje të pajtueshmërisë në muajt e fundit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson është thënë të ketë njoftuar kabinetin e tij për negociatat.

Ai pritet të diskutojë sërish me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes telefonit, transmeton BBC.

Më pas pritet të mbahet një konferencë për media.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52% e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.