BE-ja mbështet Kosovën me 9.4 milionë euro

Marrëveshja u nënshkrua dje

BE-ja mbështet efiçiencën e energjisë në Kosovë me 9.4 milionë euro, duke krijuar vende pune për të zvogëluar ndikimin negativ të virusit COVID 19 në ekonomi.

Marrëveshja për grantin prej 9.4 milionë euro nga IPA 2017 u nënshkrua dje nga BE-ja dhe qeveria e Kosovës, me Bankën Botërore si administrues i besuar. Implementimi i projektit do të fillojë sapo të tejkalohet situata me përhapjen e virusit COVID 19 dhe do të kontribuojë zvogëlimit të ndikimit të tij negativ në ekonomi.

“Ky grant do të përdoret nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë si kapital për financimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në infrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor, spitale etj dhe do të krijojë vende pune në sektorin e ndërtimtarisë.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së./21Media

Back to top button