Apostolova paralajmëron ndihmë për Kosovën

Apostolova paralajmëron ndihmë për Kosovën

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka njoftuar se sot ka biseduar me anëtarët e kabinetit qeveritar Kurti, Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi për gjendjen e krijuar pas pandemisë COVID-19.

Sipas një postimi në Twitter, Apostolova ka thënë se BE-ja vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën. Apostolova i ka njoftuar minstrat në detyrë Hjadarin e Bislimin së në kuadër të mbështetjes së Kosovës në luftën kundër COVID-19, BE mund të vëjë në dispozicion deri në 160 milionë euro në 2 deri 6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë./21Media