BE-ja pret përparim konkret në dialogun Kosovë – Serbi

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për tekstin e deklaratës së samitit BE – Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor, e ku pritet zyrtarisht kjo deklaratë të miratohet.
Në draft-deklaratë bëhet thirrje për pranim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor, ndërsa u tha se pritet përparim konkret nga Kosova e Serbia, raporton “RTS”.

Në deklaratë shprehet mbështetja e plotë për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe për emisarin e dialogut Miroslav Lajçak.
“Ne presim përparim konkret nga Beogradi dhe Prishtina në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve, e cila është vendimtare për paqen në rajon dhe vazhdimin e rrugës evropiane të të dyja palëve”, thuhet në deklaratë.
Është bërë thirrje për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve.
“Pa lëvizje të njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione e dhunë”, thuhet në deklaratë.
Back to top button