BE: Kjo është shenjë se Serbia po i forcon raportet me Rusinë

Hill: Në këto momente askush asgjë nuk do duhet të nënshkruante me Rusinë.-Kurti: Marrëveshja duhet t’i alarmoj kryeqendrat perëndimore demokratike.-Hoxha: Marrëveshja Rusi-Serbi ndikon në politikën e jashtme të Kosovës
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij me përafrimin e Serbisë me Rusinë dhe ka thënë se këtë çështje po e trajton me seriozitet. Ndërkohë, SHBA-ja i ka kërkuar Serbisë sqarime për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Rusinë. Në Kosovë ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë se marrëveshja duhet t’i alarmojë qendrat perëndimore demokratike.
Nënshkrimi i marrëveshjes nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe Ministri ijashtëm rus Sergey Lavrov për koordinimin e politikës së jashtme ka ngjallur reagime të shumta. Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se kjo marrëveshje erdhi në kohën kur Rusia po vazhdon agresionin ndaj Ukrainës dhe po e shkel të drejtën ndërkombëtare.
Peter Stano, zëdhënës i BE-së lidhur me kete marreveshje thote:
“Nëse në këto rrethana shohim se ministri i Jashtëm i Serbisë nënshkruan marrëveshje, me të cilën pajtohet për konsultime me shtetin që kryen akte të tilla, atëherë kjo është shenjë se Serbia po i forcon raportet me Rusinë. Dhe kjo ngreh shqetësime serioze. Raportet me Rusinë në këtë nuk mund të jenë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Këto ne i marrim shumë seriozisht”.
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka qenë i ashpër në kritika ndaj Serbisë duke kërkuar sqarime për marrëveshjen e arritur me Rusinë.
Pavarësisht arsyetimit të Serbisë se bëhet fjalë për “marrëveshje teknike” që nuk ka të bëjë me sigurinë, por njëkohësisht përfshinë Kosovën, eurodeputetja, Viola Von Cramon, marrëveshjen Rusi-Serbi e quan skandaloze dhe sinjal për BE-në që të ngrihen bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Sipas kryeministrit, Albin Kurti, marrëveshja Rusi-Serbi duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore demokratike.
Qasja e Serbisë pro-ruse nuk është asgjë e re vlerëson deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha.
Nderkaq sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë Nikola Selakoviq, plani i konsultimeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë “është nënshkruar që nga viti 1996, çdo dy vjet”, duke theksuar se bëhet fjalë për “çështje teknike siç janë marrëdhëniet dypalëshe dhe aktivitetet shumëpalëshe”./21Media

Back to top button