BE: Masat ndaj Qeverisë së Kosovës, për paaftësinë që të sillet në mënyrë evropiane 

Bashkimi Evropian tha se masat ndaj Qeverisë së Kosovës janë vënë për shkak të paaftësisë së saj që të sillet në mënyrë evropiane. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencë me gazetarë tha se Kosova nuk ndërmori hapa të konsiderueshëm për të shtendosur situatën në pjesën veriore të saj. Stano nuk u përgjigj nëse edhe Serbia po sillet mënyrë jo evropiane, por nënvizoi se nëse vendet anëtare të BE-së vlerësojnë se Serbia nuk bën asgjë për të shtendosur gjendjen do të merren masa ndaj saj, njofton rtv21.tv.

Atë që së fundmi e kemi bërë në dritën e përshkallëzimeve të fundit është se kemi marrim disa masa ndaj Qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë së saj që të nisë të sillet në mënyrë evropiane, ta shtendosë situatën dhe të ndërmarrë hapa të konsiderueshëm për shtendosje. Nëse 27 vendet anëtare gjejnë se në kontekstin aktual të krizës Serbia nuk po bën asgjë për të shtendosur situatën, në mënyrë të njëjtë institucionet dhe vendet anëtare, sepse cdo gjë që bëjmë është në sinkronizim, konsultim dhe koordinim me vendet anëtare si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e në këtë rast kryesisht me SHBA-në, dhe nëse vendet anëtare marrin vendim, ne do të vëmë masa të nevojshme ndaj Serbisë, Pra qasja jonë është e balancuar. Natyrisht të gjitha masat janë të kthyeshme dhe varen nga mënyra se si partnerët po sillen në shtendosje dhe ecjen përpara për t’iu kthyer një procesi normal të zhvillimit të dialogut.

“Ne shumë herë kemi diskutuar të gjitha aspektet e ndryshme të sfidave në dialog dhe çështjet e ndërlidhura dhe ajo çfarë BE pret nga të dyja palët është një sjellje evropiane dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhje evropiane dhe në fund të dyja duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian. Ato kanë deklaruar se integrimi evropian është prioriteti i tyre strategjik. Të sillesh në mënyrë evropiane nënkupton të sillesh në mënyrë konstruktive në deeskalim dhe të jesh në gjendje të arrish kompromiset e nevojshme dhe konsensusin e nevojshëm. Ky është mesazhi që ne po përcjellim ditë pas dite, javë pas jave e muaj pas muaji, sidomos në kontekstin aktual të menaxhimit konstant të krizave. Dhe krizat nuk janë shkaktuar nga BE-ja si lehtësues, Krizat janë shkaktuar nga mënyra se si partnerët kanë përzgjedhur për të arritur çfarëdo qëllimi që mund të kenë por kjo nuk i ndihmon ata në rrugën evropiane”, tha Stano. /21Media

 

Back to top button