Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka aktivizuar një opsion nga kontrata e dytë e nënshkruar me laboratorët Pfizer/Biontech për të blerë një shtesë prej 100 milionë dozash të vaksinës së tyre

“Ky është një lajm i rëndësishëm – një total prej 600 milione dozash (vaksinaPfizer/Biontech) do të shpërndahen në 2021 në vendet e BE,” shkroi Komisioneri Evropian i Shëndetësisë Stella Kirjakides në Twitter.

Komisioni Evropian, i cili po negocion në emër të 27 vendeve anëtare, nënshkroi në Nëntor 2020 kontratën e parë me Pfizer / Biontech (amerikano-gjerman) për 200 milione doza, me mundësinë e një shtesë prej 100 milione dozash. Ky opsion u aktivizua më 15 dhjetor.

Brukseli më pas përfundoi një kontratë të dytë në 8 Janar me një porosi të re 200 milion doza dhe mundësinë e blerjes së 100 milion doza shtesë, e cila tani është konfirmuar.

BE mori gjithsej 67 milion doza të Pfizer / Biontech në tremujorin e parë dhe pret 250 milion doza në tremujorin e dytë. Rreth 280 milion doza duhet të pasojnë në gjysmën e dytë të vitit.

Pfizer tha se marrëveshjet e nënshkruara me BE ishin më të mirat në botë deri më tani.

Fabrika e prodhimit në Marburg (Gjermani), duhet të prodhojë 250 milione doza të kësaj vaksine në gjysmën e parë të vitit, dhe kapaciteti do të arrijë një miliard doza në vit.

Komisioni Evropian ka filluar negociatat me Biontech dhe Pfizer për porositjen e 1.8 miliard doza shtesë, e cila do të ishte kontrata e tretë, në pritje të vaksinimit masiv të fëmijëve dhe rivaksinimit të mundshëm të nevojshëm kundër llojeve aktuale dhe të ardhshme të koronavirusit.

Ekipi i BE-së ka zgjedhur haptazi vaksinat që funksionojnë në parimin e teknologjisë së ARN-së së informacionit, të tilla si Pfizer / Biontek dhe American Modern, të cilat konsiderohen më efektive kundër të ashtuquajturave shtameve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Vaksina Astra/Zeneca, e cila bazohet në teknologji tradicionale, po vonohet si dhe janë shenuar raste kur pacientet ne raste te rralla kane pasur trombozë, prandaj përdorimi i kesaj vaksine është i kufizuar në disa vende. Në ketë kontekst, opsioni i 100 milionë dozave shtesë që BE nënshkroi me Astrazenek nuk mund të aktivizohej dhe kontrata nuk do të rinovohej./21Media