Bashkimi Evropian thotë se mund të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkak të “provokimeve dhe presioneve” radhazi me Greqinë mbi burimet e energjisë dhe kufijtë detarë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje Ankarasë “të përmbahet nga veprimet e njëanshme” në Mesdheun lindor, transmeton rtv21.tv.

Ajo foli herët të premten gjatë një takimi të udhëheqësve të BE-së në Bruksel.

Më parë, Turqia dhe Greqia krijuan një linjë telefonike ushtarake në përpjekje për të ulur rrezikun e përplasjeve në rajon.

Tensionet u ngritën më parë këtë vit kur Turqia dërgoi një anije në një zonë të diskutueshme për të kërkuar depozita potencialisht të pasura të naftës dhe gazit./21Media