Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhely, kanë reaguar në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, ku deri më tani po prinë Partia Socialiste e ndjekur nga Partia Demokratike, e treta rënditet LSI dhe e katërta PSD.

Në një deklaratë për mediat, zyrtarët u bëjnë thirrje partive politike të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të zyrtarëve evropianë theksohet se zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re zgjedhore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë palëve të përfshira në numërimin e votive të veprojnë në përputhje me procedurat e vendosura. Të gjitha forcat politike tani duhet të sigurojnë funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit, si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin përgjegjësinë për të respektuar parimin demokratik të rezultatit të zgjedhjeve. Çdo parregullsi e pretenduar duhet të jetë në fokus të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe autoriteteve të tjera kompetente, dhe rastet duhet të hetohen siç duhet, përfshirë blerjen e votës”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Procesi i numërimit të votave pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri po shkon drejt fundit./21Media