BE pas sulmeve të Kurtit: Liria e shprehjes dhe e medias elemente thelbësore

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka regaur pas sulmeve të fundit të kryeministrit Kurti ndaj mediave duke thënë se liria e shprehjes dhe liria e medias janë elemente thelbësore të shoqërive demokratike dhe të drejtave themelore.
Në një përgjigje për RTV21, Zyra e BE-së u bëri thirre të gjithë akterëve politikë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me median.
“Siç është theksuar tashmë nga BE-ja: Liria e shprehjes dhe liria e medias janë elemente thelbësore të shoqërive demokratike dhe të drejtave themelore, siç parashikohen nga rregullat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Autoritetet publike dhe aktorët politikë kanë një përgjegjësi të veçantë për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të favorshëm për gazetarët dhe praktikuesit e medias dhe për të kontribuar në një diskurs publik të respektueshëm. BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive me median”, tha për RTV21 Zyra e BE-së në Kosovë./RTV21