"Qëllimi kryesor është përmirësimi i situatës humanitare në vend"

“Qëllimi kryesor është përmirësimi i situatës humanitare në vend”

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini deklaroi sot se BE po vazhdon punën në dhënien e ndihmës humanitare në Venezuelë dhe përgatitjen e terrenit për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente në atë vend.

Ajo nuk përjashtoi mundësinë e zgjerimit të sanksioneve evropiane kundër atyre që kryejnë dhunë dhe minojnë demokracinë në Venezuelë.

“Ne nuk po flasim për sanksione të përgjithshme ekonomike. Qëllimi kryesor është përmirësimi i situatës humanitare në vend, mirëqenia e popullit venezuelas, prej të cilëve pothuajse 1 milion janë qytetarë të vendeve evropiane. Ne jemi vëllezër e motra dhe ne gjithashtu kujdesemi për jetën e tyre “, porositi shefja e diplomacisë evropiane.