Bebe falënderohet për përkahje, por ka edhe diçka që i mungon

Bebe falënderohet për përkahje, por ka edhe diçka që i mungon

Bebe aktualisht është duke lulëzuar në karrierën e saj prej  këngëtareje, për të cilën po punon me përkushtim duke sjellë kështu hite të shumta dhe bashkëpunime më këngëtarë me renome. Por natyrisht që çdo sukses ka edhe sakrificat e veta. E për Beben është mungesa e personave të dashur. Ndonëse ishte në një prej dhomave luksoze të një hoteli në Dubai ajo përmes Snapchat ka lënë një mesazh prekës për të gjithë ndjekësit e saj. “Në radhë të parë jam shumë e bekuar që bëj atë çka dua dhe për këtë dua t’ju falënderoj të gjithëve që më keni mbështetur. Por sërish kjo gjë është shumë e vështirë. Jam në dhomën më të madhe në botë, kam ushqim, kam pije, kam gjithçka që dua, por nuk kam afër njerëzit që dua më shumë. Dua mamanë time ose shoqen time të ngushtë, a rrihet kështu vetëm”, ka thënë ajo.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, fillimisht shkruante tekste për yje tjera të botës së muzikës, deri sa ajo bëri edhe një hap më shumë në këtë fushë, duke e futur në funksion edhe zërin e saj për t’i interpretuar vet tekstet e saj.  /21Media