Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, pak ditë më parë reagoi ashpër ndaj njerëzve që nuk po i respektojnë masat preventive ndaj COVID-19.

30-vjeçarja e cila ka kaluar muaj të tërë qëndrimi e izoluar në Los Angeles, ka qenë gjithnjë e hapur sa i përket problemeve të saj me shëndetin mendor në të kaluarën.

Kurse, së fundmi ajo përmes një postimi në Twitter, ka bërë thirrje që të kenë kujdes me shëndetin mendor gjatë kësaj kohe.

Këto kohë po bëhen më të ashpra për të gjithë, sepse ne nuk mund ta shohim dritën. Ne duhet të krijojmë dritën tonë! Bëni shëtitje, merrni pesë herë frymë thellë, gatuani, lexoni, flisni me dikë, bëni stërvitje, pikturoni, bëni një listë qëllimesh. Shëndeti juaj mendor është i rëndësishëm! Gjithashtu, mos harroni të vini maskat tuaja!”, ka shkruar Bebe në Twitter. /21Media