Bebe Rexha bombastike në klipin e ri
17 Dhjetor 2020
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka filluar xhirimet për klipin e ri që pritet ta publikojë së shpejti.
Bëhet fjalë për këngën “Sabotage”, e cila është pjesë e albumit të saj të dytë, i cili do të publikohet vitin e ardhshëm.
Për fansat e saj, Bebe në Instagram publikoi një fotografi nga prapaskenat e klipit. E veshur me një kostum i tëri në shkëlqim Bebe dukej bukur dhe provokuese.
“Vjen së shpejti”, ka shkruar artistja poshtë fotografisë së publikuar në Instagram ku ka pranuar komente të shumta nga ndjekësit e saj./21Media
View this post on Instagram