Bebe Rexha e lumtur që ndërtoi shtëpinë e një familje të prekur nga tërmeti
27 Dhjetor 2020
Kanë përfunduar punimet e shtëpisë që Bebe Rexha kishte marrë përsipër pas tërmetit në Shqipëri.
Këtë e bëri të ditur këngëtarja 31 vjeçare me anë të një postimi në “Instagram” e cila tha se është shumë e lumtur.
“Shtëpia e parë është ndërtuar! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve për tërmetin në Shqipëri! Faleminderit @ monika.kryemadhi për ndihmën tuaj për ta bërë të mundur këtë! Një pamje kaq e bukur për të parë. Vetëm në kohë për pushime !!! Dashuri për familjen Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë!”, ka shkruar Bebe.
View this post on Instagram
Kujtojmë që tërmetet e vitit të kaluar në Shqipëri morën jetë njerëzish, si dhe shkaktuan dëme të shumta materiale./21Media