Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max këngëtaret me famë botërore e që kanë origjinë shqiptare me talentin e tyre kanë bërë që t’i njeh bota jo vetëm ato por edhe gjithë shqiptarët, pasi që çdo herë u mburrën me prejardhjen e tyre.

Megjithatë, dikush po paragjykon. Një ndjekëse e Bebe Rexhës në rrjetet sociale para më shumë se një muaji ka bërë një deklaratë përmes të cilës pretendonte se  “këngëtaret shqiptare i ka bërë të famshme mafia shqiptare e cila ka paguar që ato të ngritën në toplista”.

 

Një gjë të tillë Bebe Rexha e ka quajtur budallallëk, ajo ka thënë se shqiptarët kanë punuar fort për të arritur aty ku janë.

“Sinqerisht kjo është aq budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo atë që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, ka shkruar Bebe.