Për këngëtaren e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexhën sot është ditë e veçantë. Artistja sot ka ditëlindjen dhe i mbushi 31 vjet, shkruan rtv21.tv

Artistja me prejardhje është nga Dibra e Madhe dhe asnjëherë nuk e harron origjinën e saj shqiptare, për të cilën flet gjithmonë. Emri i saj vazhdimisht po përmendet për sukseset e saj në arenën ndërkombëtare ku edhe po lë gjurmë.

Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në ShBA ka filluar të këndojë kur ishte vetëm 4 vjeç. Beben e keni parë edhe si kompozitore ku ka shkruar këngë për artistë të njohur si: Selena Gomez. Kompozimi i saj “The Monster” është përfshirë në albumin e Eminem – MMLP2 dhe është kënduar në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Rihanna.

Disa nga hitet muzikore të artistes ndër vite janë: “I’m Gonna Show You Crazy”, “I Don’t Wanna Grow Up”, “No Broken Hearts”, në bashkëpunim me Nicki Minaj, “The Way I Are (Dance With Somebody)”, në bashkëpunim me Lil Wayne, “Meant To Be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line, “Expectations”, Bebe Rexha & J Balvin & David Guetta “Say My Name”, “Girls”, Rita Ora & Bebe Rexha, Cardi B & Charlie XCX, “Last Hurrah”, “Not 20 Anymore”, etj.

Ndërkaq, projekti i fundit i Bebe Rexhës është “You Can’t Stop The Girl”, i publikuar më 15 tetor të vitit 2019./21Media