Ndonëse është treguar shumë e kujdesshme që të mos ta bëjë publike jetën e saj private, Bebe Rexha ka muaj që përfolet për një lidhje dashurie me rexhisorin Keyan Safyari.

Bebe nuk ka folur asnjë herë për këtë por me postimin e fundit në rrjetet sociale i ka vënë në dyshim fansat, shkruan portali rtv21.tv

Ajo e ka konfrimuar lidhjen pasi që ka publikuar një foto gati duke u puthur me të dashurin e saj misterioz (pasi që ia ka mbuluar fytyrën).  Bebe përmes këtij imazhi i ka uruar atij ditëlindjen.

Se i dashuri i saj mund të jetë Safyari dyshimet rriten edhe më shumë, pasi që pikërisht me 17 shtator ai feston ditëlindjen në bazë të të dhënave në internet.

Pavarësisht kësaj se kush mund të jetë i dashuri i këngëtares shqiptare një gjë është e sigurt, ajo është e dashuruar edhe po shijon lidhjen e saj./21Media