“Baby, I’m Jealous” është projekti më ri nga Bebe Rexha të cilin e lansoi sot.

Ajo vjen në bashkëpunim me rep artisten amerikane, Doja Cat, shkruan portali rtv21.tv

Dyshja publikuan këngë ritmike, e cila ka filluar të klikohet qysh në minutat e parë të lansimit  në Youtube.

Ende më i vecantë është klipi i këngës ku vajzat paraqiten atraktive, e bukuroshja shqiptare vjen më ndryshim në ngjyrën e flokëve, ajo kësaj radhe paraqitet me flokë të kuqe.

“You Can’t Stop The Girl” është projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha, që numëron mbi 25 milionë klikime në Youtube./21Media