Ushqimet e preferuara për t’i përgatitur mbeten ato shqiptare

Ushqimet e preferuara për t’i përgatitur mbeten ato shqiptare

Gjatë këtyre ditëve në karantinë, Bebe Rexha është treguar më aktive për adhuruesit e saj në rrjete sociale, duke ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, artistja shqiptare publikoi në InstaStory një imazh ku tregonte se po gatuante gjellën me qepë, e cila është tipike tradicionale e veriut të Shqipërisë.

Përveçse po aftëson veten edhe më shumë në kuzhinë, Bebe nuk po lë anash as kujdesin ndaj lëkurës.

Më 8 prill, Vogue publikoi në YouTube një video të këngëtares teksa ndanë për adhuruesit këshilla për largimin e rrathëve të zinj poshtë syve, dhe aplikimin e një grimi./21Media