“Die for a man” mban titullin kënga më e re e Bebe Rexhës në bashkëpunim me reperin amerikan Lil Uzi Vert.

Kjo është kënga e katërt nga albumi i ri “Better Mistakes”, të cilin artistja shqiptare do ta sjellë të plotë më 7 maj.

Përveç bashkëpunimit me Lil Uzi Vert, në album përfshihen edhe disa duete të tjera me Travis Barker, Trevor Danier, Rick Ross, Ty Dolla Sign etj.

Që nga publikimi, versioni audio i “Die for a man” është klikuar mbi 109 mijë herë në YouTube./21Media