Artistja bëhet nostalgjike

Artistja bëhet nostalgjike

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, gjatë ditëve sa po qëndron e izoluar po tregohet më aktive për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Për fansat e saj Bebe po publikon fotografi të ndryshme duke mos i lënë anash edhe ato të fëmijërisë.

Kur jemi te kjo e fundit artistja së fundmi në Instagram ka publikuar disa imazhe të realizuar në trevat shqiptare.

Ndryshe, më 8 prill, Vogue publikoi në YouTube një video të këngëtares teksa ndanë për adhuruesit këshilla për largimin e rrathëve të zinj poshtë syve, dhe aplikimin e një grimi./21Media