“Queenpins” titullohet filmi në të cilin ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha do të debutojë me rol. Ky film në të cilin do të paraqitet Bebe, është komedi-krim.

Ylli i muzikës në këtë film do paraqitet me rolin e një hakereje kompjuteri, me emrin Tempe Tina.

Në filmin ‘’Queenpins’’, me role do të paraqiten edhe aktoret Kristen Bell e Leslie Jones.

Filmi Queenpins bazohet në një ngjarje të vërtetë, në mashtrimin më të madh të bërë me kuponë në histori. Skenat në të përqendrohen rreth një gruaje, rolin e së cilës e luan Bell, grua e cila lodhet nga jeta, nga neglizhimi që bën bashkëshorti i saj ndaj saj, por dhe shoqëria.

Adam Fogelson, përgjegjës i grupit STXfilms Motion Picture, i cili do të realizojë këtë film, ka thënë se ‘’Queenpins’’ është një mundësi e përkryer që Rexha të bëjë debutimin si aktore./21Media