Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha, ka treguar se është zgjuar nga gjumi e shokuar nga tërmetit që ka ndodhur në Kaliforni.

“U zgjova nga një tërmet, jam duke u dridhur, nuk e di çfarë po ndodh me mua. Prisja që të jetë më keq. Shpresoj se të gjithë jeni të sigurt. Ju dua”, ka shkruar Bebe në Twitter.

Në postimin e këngëtares 31 vjeçare, mijëra fansa kishin komentuar duke uruar atë të jetë e sigurt dhe e qetë, shkruan rtv21.tv.

Një tërmet paraprak me madhësi 4,5 ballë tronditi zonën e Kalifornisë Jugore natën e së premtes vonë./21Media