"Fuqia e dashurisë dhe muzikës është magjike"

“Fuqia e dashurisë dhe muzikës është magjike”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka shpërthyer në lot kur ka parë koncertin e Ariana Grandes i cili u mbajt për nder të viktimave në Mançester.

Bebe Rexha në profilin e saj në Instagram ka postuar një foto të Ariana Grandes dhe ka lënë një mbishkrim të veçantë për të.

“Ajo çfarë ju keni bërë ishte kaq e bukur. Unë qava tërë kohën. Unë nuk kam asgjë, por respektin më të madh për ju. Fuqia e dashurisë dhe muzikës është magjike. Zoti ju bekoftë juve dhe të gjithë viktimave dhe familjeve të tyre. #DashuriaFiton” ka shkruar Bebe Rexha./21Media