Këngëtarja shqiptare e njohur në botë, Bebe Rexha në vitin 2019 kishte bërë një propozim për bashkëpunim, Dua Lipës, Rita Orës dhe Ava Max.

Së fundmi,në Twitter Bebe ka pranuar një pyetje në lidhje me këtë bashkëpunim, i cili duket se është lënë në harresë.

“Dueti me Rita Orën, Dua Lipë dhe Ava Max nuk po vjen, apo?”, ka pyetur një nga fansat. Për këtë pyetje Bebe i është përgjigjur: “Sinqerisht jo. Do të doja por jo”.

Duket se, artistet shqiptare që po arrijnë suksese të shumta në karrierë ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një bashkëpunim, i cili padyshim do pritej mirë nga publiku shqiptar./21Media