Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, është shëruar nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij Doruntina. Përveç këtij lajmi, vajza i ka uruar edhe datëlindjen.

“T’dashur, Me kenaqesi ju njoftoj se pas ritestimit per Covid-19 babi ka dale Negativ. Ju faleminderit prej zemres per gjithe kujdesin e fjalte e mira gjate gjithe kohes. Sot na mundem me ja uru ditelindjen nga afer e me perqafime. Urime ditëlindja babi ❤️. Jemi me fat qe t’kemi”, ka shkruar ajo, duke ia bashkangjitur postimt edhe një fotografi të babait.

Më 30 tetor shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, ka njoftuar se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19./21Media