Patrisi u kujdes që Tuna ditëlindjen ta ketë edhe më të veçantë

Patrisi u kujdes që Tuna ditëlindjen ta ketë edhe më të veçantë

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu e njohur si Tuna dje festoi ditëlindjen e 34-të, shkruan rtv21.tv

Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga shoqëria dhe familja e saj.  Ndërsa, partneri i saj, Patris Berisha, u përkujdes që Tuna këtë ditëlindje ta ketë edhe më të veçantë.

Ai përveç urimit, ishte kujdesur edhe për ta befasuar këngëtaren. Patrisi me anë të një postimi në Instastory ka zbuluar befasinë që e kishte përgatitur për më të dashurën e tij.

Kujtojmë se, dyshja janë bërë prindër të një djali në muajin maj të 2017-së, çifti djalin e tyre e kanë pagëzuar me emrin, Tian. /21Media