Befasia që Adelina Tahiri pranoi nga bashkëshorti për Shën Valentin

 
Këngëtarja Adelina Tahiri është befasuar nga bashkëshorti i saj, në Ditën të Dashuruarve apo siç njihet nga të gjithë, Shën Valentini.
Ajo dje mori dy buqetave të mëdha trëndafilash të kuq nga bashkëshorti me rastin e kësaj date të veçantë.
Këngëtarja ka postuar disa fotografi në Instagram, ku shihet duke pozuar pranë buqetave me trëndafila.


Këngëtarja gjithashtu ka postuar video nga darka e tyre romantike.

Ndërsa, krahas fotografive të shkrepura gjatë darkës së mbrëmshme, Adelina ka shkruar: “Dashuroni jetën! Dashuroni vehten dhe të tjerët! Dashuroni pa kushte! Kënaquni me atë lumturi që keni! Dashuroni dhe mos u kurseni sepse vetëm dashuria është falas! Të dashurosh do të thotë të jetosh! Nga zemra ju dëshiroj shumë dashuri”.


Adelina është e martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov me të cilin kanë një djalë(Jon) trevjeçar.

Ndryshe, “Falma” është projekti i fundit muzikor nga Adelina Tahiri. Kënga është bashkëpunim me Anxhelo Kocin./21Media

Back to top button