Begaj: Falënderoj ata që kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti miratimin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblese Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar.” ka shkruar Begaj në Facebook.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit të Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Kosovës tani i ka mbetur vetëm një hap për anëtarësim në KiE, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite.

Back to top button