Begaj: Jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një komb
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë të shtrihet në të gjitha fushat.
Këtë Begaj e ka thënë pas mbledhjes së parë të përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, zhvilluar në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.
“Fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta. Urime të gjithë deputetëve të Kuvendeve të Shqipërisë e të Kosovës për kontributin që japin për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore”, ka shkruar Begaj.
Kjo është mbledhja e parë e përbashkët e Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë./21Media