Begaj: Kulmi i dështimit shoqëror! Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë

Presidenti Bajram Begaj në një mesazh drejtuar Kuvendit, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit, për të cilën shprehet se është një krim kundër njerëzimit dhe kulmi i dështimit shoqëror.
Begaj shprehet se 27 janari, shërben si një moment për të lënë pas çdo formë anti-semitizmit, ndërsa thekson se Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë, duke u distancuar nga një prej akteve më çnjerëzore. Besa dhe mikpritja e shqiptarëve, shprehet më tej kreu i shtetit, forcuan më tej miqësinë me Izraelin.

Back to top button