Begaj pritet me nderime të larta shtetërore

Me nderime të larta shtetërore, presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, në vizitën e tij zyrtare në Kosovë.
Presidentët do të zhvillojnë një takim, pas së cilit do të bëjnë nderime para memorialit për Personat e Zhdukur. Më pas Osmani dhe Begaj do të mbajnë një konferencë për media.
Gjatë ditës, Begaj do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca./21Media

Back to top button