Begaj uron Nicusor Dan: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 18 maj 2025. Dan, ish-kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, doli fitues përballë kandidatit rival George Simion.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gjithashtu angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

“Urime NicusorDanRO për zgjedhjen tuaj si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të tyre në dobi të popujve tanë miq,” ka shkruar Begaj. /21Media

Back to top button