Për shtatë javë rresht u mbajt spektakli “Miss Shqiptarja në botë 2020”,  ku garuan më të bukurat e shqiptarisë për kurorën e “Miss shqiptarja në botë”

Nata finale e spektaklit është mbajtur dhe bukuroshja nga Deçani e cila jeton në Zvicër, Behare Maksutaj është zgjedhur “Miss Shqiptarja në botë 2020”.

“MISS SHQIPTARJA NË BOTË 2020, Urime Behare Maksutaj për fitoren… Faleminderit të gjithë atyre që për 7 javë me radhë, kontribuuan që ky event të jetë eventi më i madhë i bukurisë i mbajtur ndonjëher në Botën Shqiptare … Gecjan fashion Group @gfgmodels dhe @rtv21 gjithmonë në shërbim të së bukurës…”, ka shkruar në Instagram Ilir Geci, organizator i “Miss Shqiptarja në botë 2020”.

Spektakli gjigant në garë për ikonën e bukurisë ”Miss Shqiptarja në Botë” është organizuar nga “Gecjan Fashion Group”, RTV21 në Kosovë dhe TV21 në Maqedoni. Shtatë javë rresht spektakël ku garuan më të bukurat e shqiptarisë për kurorën e “Miss shqiptarja në botë”./21Media