Behati Prinsloo në përkrahje të Adam Levine në një koncert në Las Vegas

Mes akuzave për tradhti, Adam Levine ka mbështetjen e gruas së tij.
Sipas Page Six, bashkëshortja e Levine, Behati Prinsloo u pa në prapaskenën e koncertit të Maroon 5 në Las Vegas të shtunën.
E vendosur në MGM Grand Hotel, kjo ishte paraqitja e parë publike e Levine që nga skandali ku ai dyshohet se kishte pasur një lidhje me modelen e Instagramit, Sumner Stroh.
Koncerti ndërkaq, tërhoqi një gamë të gjerë të të pranishmëve, përfshirë Camille Kostek, Logan Paul e Flavor Flav.
Levine ka mohuar çdo lidhje me Stroh, megjithëse ka pranuar se ‘kaloi kufirin’ për mesazhet ku pyeste Stroh nëse mund ta emëronte fëmijën e tij të tretë sipas emrit të saj.
Që nga atëherë, edhe tri gra tjera kanë dalë me akuza të njëjta për Adam./21Media 

Back to top button