Aktorët e njohur turk, Tuba Buyukustun dhe Çagatay Ulusoy u bënë njohur njohur për publikun shqiptar falë roleve të tyre në seriale të ndryshme.

Dyshja më të njohur u bënë me rolet Tubës si “Syhan” dhe rolin e Çagatay-it si “Sarp”. Aktorët duket se janë miq të mirë dhe janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit, por së fundmi ata edhe do të luajnë së bashku.

Bëhet fjalë për një serial që po përgatitet në Turqi dhe kastit të tij  janë bashkuar edhe Tuba Buyukustun me Çagatay Ulusoy. Nuk dihen ende rolet që do të kenë dy aktorët. /21Media