Në familjen legjendare Jashari, sot ishte një ditë feste, vajza e Rifat Jashari festoi ditëlindjen.

Me këtë rast ajo mblodhi të gjithë familjen për të festuar. Në këtë festë nuk mungoi as kënga dhe vallja, një video nga kjo festë e publikoi në rrjetet sociale vajza e Hamzë Jasharit Besarta.

Të gjithë së bashku në këtë video dëgjohen duke kënduar këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës kushtuar Adem Jasharit.

“Ditë e veçantë në familjen tonë në Prekaz Iliriana e mixhës Rifat, mbesa më e madhe e babës Shaban, sot mbushi 50 vjet. Ajo, sonte na bashkoj të gjithëve – falëmnderit motër, urime e çdo të mirë për ty.Diçka e zakonshme tek ne Jasharët – këngë e valle shqipe”, ka shkruar Besarta poshtë videos së publikuar në Facebook./21Media