Bëhen bashkë Tayna me Flori Mumajesin
11 Shkurt 2021
Rep-artistja Tayna është duke punuar për projektin e ri muzikor, shkruan rtv21.tv
Tayna përmes disa postimeve në Instagram, ka bërë të ditur se po finalizon duetin me Flori Mumajesin. Tayna ka treguar se nesër do fillojë xhirimet për klipin e ri që do publikohet së shpejti.
“Moona” titullohet projekti i fundit i Taynes që e solli në bashkëpunim me artistin francez, L’Algerino. Kjo këngë e publikuar muajin e kalur deri tani në YouTube numëron mbi 9 milionë klikime./21Media